Pamje mahnitëse/ Pas 800 vitesh qindra meteorë do të ndriçojnë qiellin

197

Qindra meteorë do të “pushtojnë” qiellin këtë javë para se Saturni dhe Jupiteri të bashkohen më 21 dhjetor, duke krijuar “yllin e parë të Krishtlindjeve” për herë të parë pas 800 vitesh. Ngjarjet kozmike do të mund të shihen nga 14 deri më 21 dhjetor, në një javë magjepsëse.

“Ylli i Krishtlindjeve” është një fenomen shumë i rrallë dhe astrologët thonë se nuk do të shihet më për të paktën 60 vite duke e bërë këtë një ngjarje që shihet një herë në jetë./korrieri.al