Pamje tronditëse/ Sipër shkatërrim, poshtë jetë! Shihni si përpiqen ukrainasit t’i shpëtojnë bombardimeve ruse duke u fshehur nën urë

205

Të shtunën e 5 marsit, një armëpushim i arritur mes Rusisë dhe Ukrainës dështoi dhe mijëra civilë nuk u larguan dot nga dy qytete të Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se njësitë e saj po hapnin korridore humanitare për një periudhë prej pesë orësh për të lejuar familjet ukrainase të largoheshin.

Megjithatë, autoritetet ukrainase njoftuan se evakuimet duhej të anuloheshin sepse forcat ruse kishin vazhduar të sulmonin qytetet.

Në këtë foto, që është shpërndarë dhe nga kryeministri Rama në rrjetet sociale, mund të shihen se si qytetarët ukrainas janë mbledhur të gjithë bashkë nën një urë të shkatërruar ndërsa përpiqen të mbrohen nga bombardimet dhe presin të evakuohen duke kaluar lumin Irpin në periferi të Kievit./asutimes.com