Pamjet rrëqethëse, historia tronditëse dhe gjesti prekës që fshihet pas kësaj fotografie

82

Ka shumë foto që janë bërë virale ne internet ditet e fundit dhe qe përshkruajnë dhimbjen dhe vuajtjet e njerëzve që panë shtëpitë dhe pronat e tyre të shkatërroheshin nga zjarri në Evia.

Një nga fotot që po bën xhiron e internetit është ajo e Valentinës së vogël që e tregon në dritaren e makinës me një shishe ujë në dorë, me lot në sy dhe duke pritur prindërit e saj, të cilët po luftonin me flakët duke u përpjekur të shpëtonin shtëpinë e tyre.

Ky moment aq i trishtë pasohet nga veprimi po ashtu prekës i një djali që po fotografonte situatën në këtë zonë të Greqisë, një nga më të goditurat keq për shkak të zjarreve.

Fotoreporteri George Moutafis ka fiksuar në aparatin e tij kolegun Nikos Christofakis duke i dhënë një lodër Valentinës së vogël që ajo të ndalonte së qari.

George Moutafis e ka shpërndarë këtë foto në rrjetet sociale dhe shkruan:

“Valentina e vogël po qante ndërsa priste babain e saj që ishte kthyer me shpresën se mund të shpëtonte shtëpinë e tyre nga zjarri.

Nëna e saj në gjendje shoku u përpoq të kthehej dhe të hynte mes flakëve për të parë nëse burri i saj ishte mirë, por ne e ndaluam.

Kolegu Nikos Kristofakis nxori një lodër të vogël me superheronj nga makina e tij dhe ia dha vajzës. Vetëm nëse jeni prind, e dini se si ta ndaloni një fëmijë së qari!”.