Dashi
Sipas parashikimeve të astrologut më të famshëm italian, të lindurit në shenjën e dashit do të kenë një javë mjaft nervoze. Në dashuri do të jetë e nevojshme të merrni kohë për të rifituar besimin. Pasi keni lënë pas krahve të shkuarën, edhe pse nuk mungojnë mundësitë, sërish e keni të vështirë ta lini veten të lirë. Në punë do të duhet durim për të marrë kënaqësinë që keni pritur prej kohësh.
Demi
Sipas horoskopit të Paolo Fox, java nga 7-13 shkurt do t’u buzëqeshë të lindurve në shenjën e Demit. Beqarët do kenë një shans për të bërë miq dhe për t’i bërë përshtypje dikujt që mund të bëhet i rëndësishëm në të ardhmen. Qiell pozitiv edhe për punën. Do të ketë një shans për përjetuar aventura të reja dhe premtuese.
Binjakët
Një qiell premtues edhe për të lindurit në shenjën e Binjakëve . Edhe pse të frikësuar, do t’i jepni vetes një mundësi për ta lënë veten të lirë në dashuri. Veçanërisht beqarët do kenë mundësi të njohin njerëz të rinj.
Gaforrja
Sipas horoskopit Paolo Fox, situate është e komplikuar në dashuri për Gaforren që do të duhet të menaxhojë momente të veçanta pas zhgënjimit të përjetuar me takimet e fundit. Pavarësisht mosbesimit të ndjenjave, beqarët e shenjës do të duhet të vazhdojnë të besojnë te dashuria. Në punë nuk do mungojnë pengesat. Duhet të keni durim dhe diplomaci për të shmangur problemet.
Luani
Një javë jo e mirë edhe për luanin që do të vërë në dyshim një lidhje. Për të kthyer gjithçka, mund të jetë e dobishme të bëni miq të rinj. Në punë do jeni protagonist i disa përpjekjeve që në të ardhmen do t’ju sjellin avantazhe.
Virgjëresha
Në punë mund të vijnë propozime të reja, por do t’ju duhet të jeni të zotët për t’i kapur menjëherë. Ditë të mira edhe për virgjëreshën përsa i përket dashurisë.
Peshorja
Do të jetë një javë me ulje-ngritje që do të zgjasë nga 7-13 shkurt sipas horoskopit të Paolo Fox për të lindurit në shenjën e Peshores , të cilët pasi të humbasin besimin në ndjenjat e tyre, do të gjejnë forcën për të lënë mënjanë polemikat. Në punë do ketë pak pavendosmëri, por sërish do të mblidhni forcat për të ecur përpara. Akrepi
Shkurt te mbarë sipas parashikimeve të horoskopit Paolo Fox edhe për të lindurit në shenjën e akrepit . Beqarët do kenë një dëshirë të madhe për t’u dashuruar dhe do ketë mundësi për ta bërë këtë. Periudha pozitive edhe për punën. Pas sakrificave të ndryshme do të ketë një mundësi për të korrur shpërblime. Nëse keni qëllime për të arritur, do të ketë një mundësi për të fituar vëmendjen e atyre që mund t’ju ndihmojnë.
Shigjetari
Së fundmi edhe të lindurit në shenjën e Shigjetarit do kenë ditë të qeta. Në dashuri do të ketë takime të reja dhe kryefjala do të jetë ndjenja. Në punë do ketë propozime për të mos u nënvlerësuar.
Bricjapi
Java nga 7-14 shkurt do të jetë veçanërisht e ndërlikuar për t’u menaxhuar për të lindurit në shenjën e Bricjapit . E shkuara do të vazhdojë të bëjë zhurmë, por në ditët në vijim do të ketë mundësi për të shkuar më tej falë takimeve të reja. Edhe në punë do të ketë shpresë për rinovimin e situatës dhe arritjen e objektivave por do të jetë thelbësore të keni durim.
Ujori
Të lindurit në shenjën e Ujorit , nga ana tjetër, do të mendojnë për dikë të rëndësishëm nga e kaluara e tyre. Lajmet në dashuri do të vijnë në muajin mars. Në punë, do të keni aftësinë për të synuar lart, por mund t’ju duhet të bëni sforcim për të arritur aty ku dëshironi.
Peshqit
Më në fund, të lindurit e kësaj shenje do të marrin përgjigje positive për diçka që e kanë pritur prej kohësh.Në punë do të përballeni me dyshime të shumta. Idetë për projekte të reja dhe mundësi të reja nuk do të mungojnë.Përsa i përket dashurisë do të riktheheni pas në në të shkuarën. Kjo do t’iu bëjë shumë melankolikë.