Papa krahason krizën klimatike dhe COVID me plagët e një lufte botërore

52

Për ndryshimet klimatike dhe pandeminë COVID-19 Papa Francesku është shprehur se janë plagë si të një lufte botërore.

Drejtuar me një mesazh liderëve botërore në samitin G20 , nëpërmjet sekretarit të Shtetit të Vatikanit Pietro Parolin, ai ka thënë se këto çështje janë të krahasueshme me ato të një luftë botërore për shkak të plagëve të shkaktuara.

“Plagët e shkaktuara të njerëzimit nga pandemia Covid dhe fenomeni i ndryshimit të klimës janë të krahasueshme me ato që vijnë nga një konflikt global. Ashtu si pas Luftës së Dytë Botërore është e nevojshme që komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë prioritet zbatimin e veprimeve kolektive dhe largpamëse”, thuhet më tej në komunikim.