Para apo pas mëngjesit? Dentistët zgjidhin dyshimin, ja kur duhet që ti pastrojmë dhëmbët

120

Larja e dhëmbëve është shumë e rëndësishme por duhet të dimë se larja e shpeshtë e tyre dëmton smaltin Shumë njerëz caktojnë një orar për të larë dhëmbët e tyre– zakonisht çdo mëngjes pas zgjimit dhe çdo natë para gjumit. Por a duhet të jetë pastrimi në mëngjes para apo pas konsumit të ushqimit? Ekspertët pohojnë se duhet t’i pastroni gjithmonë përpara mëngjesit! Kur flini, bakteret në gojën tuaj shumëfishohen. Këto baktere janë përgjegjëse për mbetjet që krijohen dhe kjo është arsyeja pse ju gjithmonë zgjoheni me një shije dhe erë të keqe të gojës. Nëse lani dhëmbët menjëherë pas zgjimit, ato marrin një shtresë fluori, që ju ndihmon të shmangni bakteret nga ushqimi i mëngjesit që do të hani.

Gjitashtu nuk rekomandohet të lani dhëmbët për të paktën 30 minuta pasi keni konsumuar ushqime me bazë acide, si tost, kafe dhe lëng portokalli – ushqime klasike të mëngjesit. Larja e dhëmbëve pas konsumimit të ushqimit mund të ndikojë në smaltin e dhëmbëve dhe kjo është arsyeja pse studimet sugjerojnë që larja para mëngjesit është më e mirë. Prandaj sigurohuni ta mbani mend këtë kur të zgjoheni nesër. Megjithatë, nëse pastrimi i dhëmbëve pas ngrënies përshtatet më mirë me rutinën tuaj, të paktën sigurohuni të ndiqni këto këshilla në mënyrë që të ruani shëndetin tuaj dentar dhe oral: Prisni 30 minutash deri në një orë pasi keni ngrënë dhe më pas lani dhëmbët.

Për të pastruar dhëmbët dhe për të pasur një shije më të mirë në gojën tuaj, pini një gotë ujë ose përtypni çamçakëz pa sheqer. Kini kujdes për ushqime dhe pije acidike (bukë, ëmbëlsira, fruta të thata, agrume dhe lëng portokalli) dhe nëse i hani gjatë mëngjesit, sigurohuni që të prisni edhe pak.