Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte e ftuar astrologia Meri Gjini. Ajo bëri parashikimin e Horoskopit për muajin qershor duke theksuar edhe si do të nis kjo verë për të gjitha shenjat, nga dashuria te ekonomia.
Dashi:
Marsin e kanë planeti drejtues, është planeti i punës, i energjisë, i karrierës, është në zgjerim. Është pozicioni më i mirë i këtij lloji planeti tek Dashi në hyrje të drejtëpërdrejtë me planetin e fatit, ku ka bashkim më të mirë për ata që duan të marrin iniciativën dhe për ata që kanë në plan të nisin diçka, gjithashtu dhe për ata që presin zgjidhje të rëndësishme ekonomie. Sidomos 10 ditëshi i parë që edhe sikur të mos kenë plane të tjera ekonomie duket se do t’i dali propozimi i duhur. Në pjesën e brendshme të shpirtit të tyre nuk do të mungojë pozitiviteti dhe optimizmi.
Demi:
Çështjet studimore, ligjore, sociale, që kanë të bëjnë me raporte njerëzore, gjetja e një forme ekuilibri. Ky do të jetë qëllimi i qershorit dhe i korrikut në fakt të kësaj vere. Ndërsa atë që duhet të kenë parasysh duke qenë se Venusi bëhet bashkë me Uranin, do të ishte mirë të mos futeshin në analiza se si ndihen dhe se si nuk ndihen, sepse Urani stimulon gjithmonë gjëra të papritura. Për ata që kanë familjet e tyre do të duhet të gjejnë mënyrën t’i ruajnë gjërat e tyre, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e qendrës së shenjës së Demave.
Binjakët:
Kanë diellin me vete dhe normalisht do të quhet muaji i tyre. Edhe pse e filluan me shumë ngarkesa, duket se gjërat do të vendosen në një vijë shumë të drejtë, do të kenë rolin e tyre protagonist në çështje që i përkasin profesionit nga data 13-26. Të mos nxitohen për sa i përket çështjeve të familjes se përballë tyre ka ngelur ende një eklips Hëne përballë tyre që mund të sjelli pak stres në raportet familjare, po është momentale totalisht. Kështu që mos të lejojnë të njolloset ecuria në çështjet e profesionit të tyre. Është shumë i rëndësishëm projektimi se çfarë duan nga profesioni i tyre, të ulen dhe të vendosin.
Gaforrja:
Gaforrja ka nevojë për pushim. Duket se që kur fillon dita dhe kur mbaron dita, nevoja e parë që ju del është pushimi. Megjithatë, nuk është se ka pak lodhje, që do të thotë pavarësisht pushimeve në ndonjë fundjavë, do t’u duhet të menaxhojnë humorin se intensiteti i punëve është goxha i ngjeshur. Megjithatë janë punë të bukura, të mira, që do ti japin mundësinë e statusit të tyre professional. Vazhdojnë të mos ndihen romantik si në muajin maj dhe kjo shije do të vazhdojë të paktën deri nga data 13.
Luani:
Nga data 5 deri në datën 26 do të kenë avancime të shkurtra, por shumë fitimprurëse. Për mua hyn te shenjat e privilegjuara të verës duke përfshirë Dash, Luan dhe Shigjetar. Shenjat e Zjarrit janë vërtetë të privilegjuara edhe sikur të mos bëjnë gjë, duket sikur ka momente dita që do të jap buzëqeshje shumë gjatë. Sido që të jetë agjenda e tyre do të ndihen shumë mirë me unin e vetë, të ndihen shumë mirë me egon e vetë. Ndërkohë që ky Venus me Uranin te Demët, ndoshta nuk është në pozicionin që mund ta ndjejnë drejtëpërdrejt erosin tyre, por do ta kenë të thjeshtë të dominojnë hapësira ku ndodhen.
Virgjëresha:
Dy problematikat kryesore të Virgjëreshës janë karriera dhe ekonomia për shkak të detyrimeve të shumta që kanë marrë përsipër që nga fundi i prillit dhe gjithë maji. Gjëja e parë pozitive është një formë stabilizimi në lidhje me karrierën. Në datën 10-11 do të kenë pozitivitet në projektim dhe konkretisht në të përditshmen e tyre. Pra, këshillat ekonomike apo këmbimet t’i bëjnë me njërez që i ndjejnë afër vetes, që i ndjejnë, që janë miq apo shokë. Kjo periudhë do të japi zgjidhje të mira, qoftë një gjë shumë e rëndësishme për jetën e tyre, qoftë diçka lidhur me shëndetin apo me karrierën. Është një dymujorsh shumë i mirë për të zgjidhur çështje shumë të rëndësishme të tyre.
Peshorja:
Nervozizmi i ditëve të fundit të muajit maj do ta zëvendësojë një optimizëm shumë i fortë prej ditës së sotme dhe në vazhdim. Mënyra se si do të pozicionohen me njërëz që kanë përballë vetes do t’i bëjë të ndihen mirë për ç’ka përfaqëson mënyra e tyre. Për herë të parë pas 3-4 muajsh, që nga fundi i shkurtit, bilancet për atë ç’ka bëjnë dhe atë ç’ka meritojnë duket se gjejnë një formë balancimi. Edhe pse vera duket se ju shkon më fortë për pikën e tyre të erosit, për flirtin, për njohjet e tyre. Që do të thotë do të kalojnë në një fazë më solare.
Akrepi:
Akrepat duket se në mes të verës, do të marrin një vendim të rëndësishëm që mund të jetë punë, kredi, plan zhvillimi. Gjëja e dytë që kemi janë emocionet e papritura në datën 10. Do duhet të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si do ti ndajnë të rejat e tyre emocionale, të mendojnë një herë se ca pozicioni janë me këta njerëz. Te akrepat favorizohen shumë të lindurit nga data 1 deri në datën 10 të nëntorit.
Shigjetari:
Janë një ndër shenjat më të privilegjuara se si do të rrjedhin çështjet praktike dhe profesionale. Ritmi përshpejtohet shumë, gjërat e mëdha vijnë me shumicë, por kjo e bën të justifikueshme argumentin që jam i lodhur, nuk mbaj dot. E mbyllën muajin maj me sherre dhe duket se përfundojnë me gërricje të vogla, por kjo është për shkak të ngarkesat. Profesioni do ja marri këtë vështirësi dhe do ti jap pozitivitetin maksimal. Dicka shumë e mirë është se për Shigjetarët që duan të martohen këtë muaj. Nga data 3 deri në 25 nuk ka periudhë më të mirë për martesa dhe propozime, sidomos të lindurit në mesin e shenjës, ata në datën 7-10 të dhjetorit do të kenë propozime që do t’ju japin buzëqeshje.
Bricjapi:
Vera do ti jap mundësinë që të ndihen jashtëzakonisht shumë mirë profesionalisht dhe me emrin e tyre. Sepse çfarëdo lloj profesioni që bën Bricjapi e ka shumë të rëndësishëm mirënjohjen apo të kenë një emër të padiskutueshëm. Pra këtë mirënjohje që i jep emri i tyre do ta gjejnë në mesin e qershorit. Kanë qenë të ngarkuar emocionalisht duke filluar nga sot në mëngjes dhe do të vazhdojnë të jenë, prandaj kujdes me fjalën se mund të lëndojnë njerëzit që duan.
Ujori:
Do të bëhen më social në raportet sociale me miqtë, krahasuar me 3-mujorshin që u mbyll dje. Gjëja e mirë tjetër është për sa i përket çështjeve të ekonomisë, pra do të mbyllin borxhe të vjetra, bilance të vjetra. Më e kryesorja, ashtu si për Pershoren ngelet loja e dashurisë, flirti. Do të kenë njohje të reja interesante, mund të ngelen në kuadrin e flirtit. E rëndësishme është që do të ndihen mirë dhe do të mbushen me pozitivitet. Për ata që presin ngritje në profesion do tu duhet të presin pak deri në vjeshtë.
Peshqit:
Qershori do tu japë buzëqeshje momentale, rregullim të ekonomisë. Neptuni është tek ata dhe do ti jap dashuri, fati do mbizotërojë gjatë gjithë verës, kujdes zënkat familjare, dhe kujdes shëndetin, paraja do qarkullojë mirë dhe ekonomia do jetë stabile.