“Paratë shkojnë për oligarkët”, Basha: Rama ka marrë më shumë borxh se gjithë qeveritë pas ’90-tës

94

Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Basha u shpreh se kryeministri Rama ka marrë më shumë borxh se sa të gjitha qeveritë e vendit bashkë, pas viteve ’90. Sipas Bashës, këto para nuk kanë shkuar në mirëqenie për qytetarët, apo në shëndetësi e arsim, por kanë shkuar për një grusht të vogël njerëzish që kanë kapur qeverinë.

“Në 8 vite edhe pse janë rritur taksat, Rama ka marrë borxh më shumë se sa janë marrë deri në vitin 2013 bashkë. Këto para nuk janë përkthyer në të mira për familjarët, apo për arsimin e shëndetësinë.

Miliarda borxh në emër të shqiptarëve, që nuk kanë marrë qeveritë bashkë qysh nga vitin 1990. Ne konkurrojmë me shtetet që janë në luftë civile për tu larguar dhe kërkojnë azil.

Ku shkuar këto para që u morën borxh? Në këtë shtet të cilësuar si të korruptuar të kapur nga korrupsioni, këto para të marra borxh shkojnë për një grup njerëzish që janë të lidhur me këta.  Në projektbuxhetin e viteve të ardhshëm duke qartë se cili është synimi i tyre.

Por, dy miliardë euro për kontrata PPP duket se qëllim është shpërdorimi i parave për klientët e tij, karrigen ai e mban për një grup të vogël njerëzish, prandaj kur e pyesim pse largohen njerëzit, ai ngre supet. Ne po eksportojmë shqiptarë që u është mohuar një ardhme më e mirë dhe po importojmë hallexhinj nga vende të tjera, që janë skllevër modernë”, tha Basha.