Pas 20 marsit, filloni bëni çfarë s’keni bërë dot deri tani

310

Pranvera erdhi dhe nëse do t’i referoheshim astrologjisë, viti i ri tani ka nisur *zyrtarisht*. Edhe pse njohim 1 janarin si fillimin e ri është pak e vështirë ta ndjejmë si të tillë për shkak të të ftohtit, netëve të gjata apo “trishtimit” pas ditëve festive. Ndonëse muajt e dimrit janë perfektë për realizimin e objektivave, jo gjithmonë janë koha më e mirë për t’u “hedhur” drejt fillimeve të reja.

Dashi, është një prej shenjave kardinale të zjarrit që simbolizon veprimin, energjinë, impulsivitetin dhe daljen nga zona e rehatisë. Astrologët e vjetër, jo pa qëllim kanë vendosur Dashin si shenjën e parë të zodiakut, pasi janë ata që sigurohen që gjithçka të lëvizë dhe të ndodhin gjëra të reja me shpejtësi. Thënë këtë, pas ekuinoksit pranveror 2022 dhe nisjes së sezonit të Dashit, mund të filloni të bëni çfarë të doni, pasi do të keni fuqinë për të arritur gjithçka, mjafton ta doni vërtetë.

Përveç të tjerave, Dashi është gjithashtu një prej shenjave që e ka shumë të rëndësishme të jetë i vetëdijshëm. Të dish se kush je është thelbësore, pasi mund të të shpëtojë nga situata që nuk përkojnë me personin tënd. Ekuinoksi pranveror përfaqëson gjithashtu një kohë që duhet t’ju kujtojë se të mendosh për veten s’është egoizëm, por nevojë.

Kur ndodh ekuinoksi pranveror?

Në 20 mars, kur Dielli zhvendoset në shenjën e Dashit, duke shënuar kështu fillimin e pranverës. Pas kësaj date do të ndjeni më shumë besim në vete dhe më shumë energji që do të vihet re prej të gjithëve. Deri në 19 prill do ta keni më të thjeshtë të arrini gjërat që doni të arrini. Do të kuptoni se marrëdhënia që do të krijoni gjatë kësaj kohe me veten është shumë më e rëndësishme se çdo lidhje tjetër që keni në jetë.

Sigurohuni të mbani afër vetes njerëz që ju duan dhe mbështesin dhe sigurohuni që para çdo vendimi t’i ktheni sytë nga vetja. Mos bëni kompromis për hir të diçkaje apo dikujt tjetër nëse kjo prek integritetin tuaj individual. Dita e parë e pranverës është një nga ditët më magjike të gjithë vitit pasi nënkupton se ia dolët me sukses edhe një tjetër dimër.

Tani jeni gati për rilindje./anabelmagazine.com