Pas 22 vite martes…Grida Duma flet për ndarjen nga burri, Ai më…!!

397

Grida Duma është një nga politkanet më të përfolura si nga jeta profesionale ashtu edhe pr ivate. Para 2 vitesh ajo i ka dhënë fund martesës së saj 22-vjeçare nga e cila ka dhe një djalë. E ftuar në emisionin “E diell” në Top Channel ajo ka folur në lidhje me këtë temë si dhe për marr/ëdhënien e saj me të birin.

Duma tregon se djalit ka filluar t’i pëlqejë palestra dhe se nuk rri tërë kohës me iPad në dorë. Si çdo nënë, edhe Grida ka filluar ta përjetojë emocionalisht rritjen e tij. “Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet që unë do të jem shumë më vetëm pa të”, ka rrëfyer me sinqeritet ajo. “Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe ca vite që ta guidoj”, ka thënë ish-deputetja.

E pyetur për raportin që ka me paratë dhe jetën e luksit ajo u shpreh se familja e saj nuk e njeh jetën e luksit: “Nuk bëj jetë luksi, të paktën im bir nuk e njeh çfarë do të thotë jetë luksi. Ai ka marrë gjithmonë dhe ka gëzuar teknologjinë që lë unë, nuk ka marrë njëherë një telefon të ri”. Djali ka mare/dhenie shume te mira me babane e tij eshte shprehur Grida Duma dhe kalojne shpesh kohe bash.