Pas 27 vitesh martesë, Bill Gates divorcohet nga bashkëshortja! Zbulohet vlera marramendëse e pasurisë së tyre

111

Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda janë divorcuar pas 27 vitesh martesë. Pasuria e tyre kap shifrën marramendëse prej 127 miliardë dollarësh.

Këtë lajm e bëri të ditur vetë themeluesi i Microsoft, i cili njoftoi ndarjen në nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

“Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.

Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në misionin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën e ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë ​​dhe privatësi për familjen tonë”, tha Bill Gates në këtë deklaratë të papritur.

Ky divorc, megjithëse mund të konsiderohet një nga më të shtrenjtit dhe më të kushtueshmit në histori, nuk është më i madhi. Ky titull i takon Jeff Bezos, themeluesit të Amazonës që ndau pasurinë prej 150 miliardë dollarësh me gruan e tij MacKenzie në vitin 2019 pasi u zbulua lidhja e tij me Lauren Sanchez.