PAS DASMËS BURRI ZBULON QË BASHKËSHORTJA ËSHTË MASHKULL, DIVORCOHET 4 DITË PAS “PO-SË”

178

Mediat indoneziane së fundmi kanë treguar rastin e një burri 31 vjeç që është martuar me një grua që ka njohur on-line, dhe më pas ka zbuluar, pas pak ditësh, që në të vërtetë bëhej fjalë për një burrë.

Burri, që do ta quajmë Muh (por emrat janë sipas imagjinatës për të mbrojtur identitetin e personave të përfshirë), ka takuar virtualisht gruan e tij, Mita, në Facebook.

Pasi janë njohur dhe kanë krijuar një lidhje romantike on line, të dy kanë vendosur të takohen në jetën reale.

Takimi i parë ka qenë për një kafe.

31-vjeçari ka treguar – siç sjell portali IndoZone – që asgjë në pamje ose në zërin e Mita-s mund të krijonte dyshime.

Pra, ai – tamam si nëpër skenarë filmash – dashurohet menjëherë.

Dashuria me shikim të parë i largon gjumin; ai tashmë mendon vetëm për atë dhe pas disa javësh takime nuk reziston më.

I deklarohet Mita-s dhe i kërkon të martohet me të.

“Mita, më mungon! Të martohemi direkt!”, i thotë Muh të dashurës së tij, që pranon pa hezituar.

Muh flet me familjen e tij dhe kështu për pak ditë ata takohen me familjet përkatëse.

Dorëzohet paja dhe caktohet data e dasmës.

Dhe kështu në një ditë të bukur qershori Muh dhe Mita paraqiten në Zyrat e Gjendjes Civile të rrethit të Kediri, Giava qendrore në Indonezi, për t’u martuar.

Ceremonia shkon më së miri, por gjërat fillojnë të marrin një kthesë të çuditshme kur Muh, natën e parë pas martese, refuzon të kryejë marrëdhënie, duke u gjetur përballë një refuzimi të prerë.

Ai mbetet keq por nuk i jep peshë të madhe gjësë.

Në fund të fundit, mendon, do të jetë akoma nata tjetër e plot të tjera pas saj.

Por kur i njëjti skenar përsëritet, fillon të dyshojë se diçka nuk po shkon siç duhet.

Pasi edhe pas natës së tretë nuk ndodh asgjë, Muh fillon të hetojë, duke kërkuar informacione rreth gruas së re.

Dhe mbetet pa fjalë kur zbulon se Mita në të vërtetë është një burrë.

Mita shumë shpejt e kupton që burri po zbulon të vërtetën: dhe kur Muh kthehet në shtëpi për t’u përballur me të, ajo ishte larguar.

I zemëruar, Muh i rrëfen, me siklet të vërtetën familjes së tij, duke kërkuar menjëherë divorcin nga Mita.

Duke u ndjerë i mashtruar nga personi që e kishte menduar si shpirtin e tij binjak, nuk heziton të bëjë edhe një denoncim në polici për “mashtrim”.

Policia nuk vonohet dhe e gjen shpejt 25 vjeçaren, që zbulohet të jetë një burrë me emrin Adi, në gjendjen civile.

Madje zbulimi lë të shtangur të gjithë komunitetin e fshatit të Gelogor, në rrethin e Kediri-t, aty nga është origjina e të riut, që gjithmonë ka qenë njohur nga të gjithë si një vajzë.

Kështu, pas 4 ditësh nga dasma, ka ardhur divorci: martesa e Muh dhe Mita pa dyshim do të hyjë në listen e martesave më të  shkurtra në të gjithë Indonezinë.

Burimi: Today.it    Përktheu: Allnews.al