Pas ndarjes nga Patrisi, Tuna i heq mbiemrin Berisha djalit të saj. Roberti bën reagimin që nuk pritej

238

Në media është thënë se këngëtarja Tuna i ka dhënë fund martesës së saj me Patris Berishën edhe pse ndodhet në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Kjo nuk është pohuar apo mohuar nga asnjëra palë mirëpo veprimi i fundit i Tunës na ka lënë të kuptojmë se çdo gjë ka marrë fund mes çiftit e madje kjo e fundit ka vendosur të mbajë dhe djalin.

Tuna ka vendosur që djalit të saj ti vendosë mbiemrin e saj, të paktën në rrjetet sociale.

Ky vendim sigurisht që nuk mund të jetë pritur mirë nga familljarët e Patrisit e sidomos Robert Berishës i cili ka pasur gjithmonë konflikte me këngëtaren, ish-kunatën e tij.

Roberti ka zgjedhur që ta qartësojë këtë veprim të Tunës duke ia bërë të ditur të gjithëve se Tian mban mbiemrin Berisha.

‘Renne dhe Tian Berisha’- shkruan këngëtari në instastory./shkoder.info