Pas sherrit Einxhel-Donald/Reagon Romeu

93

Një debat i ashpër lindi mes Einxhel dhe Donald në spektaklin e mbrëmjes së kaluar të Big Brother VIP.

Një deklaratë e moderatores se vëllezërit Veshaj janë bërë të famshëm nga të dashurat e tyre bëri që një situatë aspak e këndshme të krijohej në live show.

Ata kanë pasur një bashkëpunim jashtë shtëpisë, që nuk ka përfunduar mirë. Einxhel shpërtheu ndaj tyre, duke thënë se kishte bërë një aksident dhe se e kishin hequr nga puna.

Donaldi tregoi anën e tij të historisë, duke thënë se Einxhel nuk e merrte seriozisht punën, madje i kërkoi binjakut të tij Romeos që nga jashtë të publikonte provat dhe fotot që vërtetonin fjalët e tij.

Pas gjithë kësaj situate ka reaguar dhe Romeo i cili ka publikuar një video ku shihet binjaku i tij i tensionuar. Romeo krah videos shkruan: Demi i vëllait bëhu i fortë.