Pasdite do të mblidhet Kuvendi, Basha thërret sot në seli grupin parlamentar të PD-së

73

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pak orë para seancës parlamentare të ditës së sotme, ka thirrur në takim grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00 në selinë blu.

Para mbledhjes së një dite më parë kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha me një deklaratë të fortë duke thënë se ‘koha e tij ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit’.

‘Është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës’, kështu u shpreh Basha ditën e djeshme teksa komentoi “Foltoret” e Berishës.