Paska patur dhe të tjera përveç Borës, Donaldi tregon sa të dashura ka pasur nga gjimnazi deri tani

83

Një lojë shumë e bukur dhe romantike është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’. Pajtimi me Sarën dhe Donaldi me Beatrix kanë zhvilluar një pyetësor.

Ata do t’i drejtojnë njëri-tjetrin pyetje të përzgjedhura rastësisht dhe do të kënë disa sekonda kohë që të shkruajnë përgjigjet e tyre.

Në një pyetësor të organizuar nga “Vëllai i Madh”, Donaldi dhe Beatrix i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje për të kuptuar se sa mirë e njohin ata njëri-tjetrin.

Pyetja ishte sa sa lidhje kanë pasur edhe Donaldi u përgjigj duke thënë se ka pasur tre lidhje që nga gjimnazi e deri tani. Gjatë kësaj loje, Donaldi dhe Beatrix kanë folur për kohën kur kanë dhënë puthjet e tyre të para.

Aktori i humorit në një moment i thotë Beatrix: “Unë e di që ti ke qenë e vi*gjër deri në moshën 22-vjeçare apo jo?”. Ndërkohë që këngëtarja ia aprovon këtë, ndërsa zbulon më tej se puthjen e parë e ka dhënë në kohën kur ka qenë në gjimnaz, ndërsa shton se ka qenë një moment i bukur në jetën e saj.

Nga ana tjetër Donaldi nuk mund të thotë të njëjtën gjë për puthjen e tij në moshën 15-vjeçare, për të cilën tha: “Mua ma ka shpifur ajo e para”.