Patriarkati dëmton dhe burrat!

89

Nëse mendoni që nuk ka lidhje kjo që po them, gaboni, sepse shpesh herë të ndihesh një burrë i vërtët, një burrë me tre “rr” ose një burrë me “B” të madhe, krijon paragjykim ndaj vetës, apo mospranim të emocionioneve apo te menaxhimit të tyre.

Të kërkosh ndihmë ( sidomos rreth shëndetit mendor) është ende një stigmë për shoqërinë. Problemet me shëndetin mendor, por sidomos kërkesa e ndihmës shikohet si një miratim i brishtësisë, apo vulnerabilitetit që kundërshton kulturën burrërore të ndërtuar nga shoqëria.

Në Shqipëri nga viti 2018 deri në vitin 2020 kemi një rritje të tyre. Sipas të dhënave nga Instat, numri i personave të vetëvrarë ka arritur në 7,5 për 100 mijë banorë nga 5,4 që ishin në vitin 2016. Këto të dhënat i referohen vitit 2020. Numrin më të lartë të vetëvrasjeve e kanë burrat, por në vendin tonë ka një rritje të fenomenit edhe tek gratë me 14% më 2019. Më të ekspozuar ndaj vetëvrasjeve është grup-mosha 55-69 vjeç me 28% të totalit të vetëvrasjeve, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë në raport me popullsinë. Në rang global, të dhënat mbi vetëvrasjen e burrave janë dyfish më të larta se ato të grave.

Mara Granau, që është drejtoresha ekzekutive për Qëndren e vetëvrasjeve në Canda, thotë që shumë varet nga edukimi që kemi parë në fëmijëri dhe mënyrat që kemi mësuar për të shprehur veten dhe emocionet tona. Nuk besoj është sekret që zakonisht flasim për ndjenja dhe emocione më shumë me vajzat sesa me djemtë. Janë pikërisht këto sjellje që krijojnë steretipet gjinore që pastaj janë të rrezikshme për djemtë dhe vajzat. Sepse nëse presim që një burrë të jetë i fortë, sy patrembur, i aftë, i gjindshëm, i shkathët, njësoj presim që një grua të jetë e brishte, e embël, e ndjeshme, që e ka të nevojshme të jetë e mbrojtur nga një burrë i vërtetë.

Të gjitha këto sjellje krijojnë presion dhe ankth të madh ndaj djemve dhe vajzave duke krijuar dy modele të ngurta ku shpesh herë nuk e gjejmë veten. Personalisht mendoj që një burrë i vërtetë është dikush që di të pranojë dhe të jetë vetja dhe mos ketë frikë të thotë mendimin e vet dhe nëse ka gjithë shokët kundra. Për mua një burrë i vërtetë është ai që është në lidhje visherale dhe me emocionet e veta pa frikë të shprehë atë që është esenca e vërtetë e tij./tabu.al