PD e përçarë për “Vettingun”, ja kush është deputetja që nuk shkoi pas Bashës: Kushtetuta nuk mund të ndryshohet sa herë që shteti nuk funksionon

716

Në seancën e djeshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë u miratua me 118 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim zgjatja e mandatit për organet e Vettingut.

Partia Demokratike deklaroi se do të votonin PRO, por njëra prej deputeteve ka vendosur që të abstenojë.

Bëhet fjalë për deputeten Sorina Koti, e cila vendosur që mos bëhej pjesë e procesit të votimit ndaj ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut deri në vitin 2024.

Sipas Kotit procesi i Vettingut nuk e përmbushi detyrimin për të pastruar sistemin e drejtësisë gjatë këtyre 5 viteve.

Reagimi i plotë i Sorina Kotit:

Sot, me bindje te plote dhe pergjegjshmeri qytetare ndaj votuesve te mi, nuk u bera pjese e procesit te votimit ndaj ndryshimeve Kushtetuese per zgjatjen e afatit te organeve te Vettingut!

Gjate ketyre 4 viteve, te gjithe e dime dhe e pranojme, qe Reforma ne Drejtesi ka deshtuar: madje edhe hartuesit e saj e kane pranuar, qe ka pasur probleme dhe nuk ka funksionuar.

Vettingu nuk e permbushi detyrimin per te pastruar sistemin e drejtesise brenda afatit 5 vjecar.  Madje cenoi sistemin, duke pushuar funksionare mbi baza politike dhe interesash.

Kushtetuta nuk mund te ndryshohet sa here, qe nuk funksionon shteti dhe institucionet…

Demokracia funksionon me vote dhe drejtesi; jo me detyrim dhe dhune!

Ne duhet te degjojme zerin e qytetareve tane, te votuesve tane…

Demokracia dhe pluralizmi politik eshte i shenjte