Përdhunoi nipin 8-vjeçar, jepet masa e sigurisë për Belul Kokollarin, i arrestuari: Është montim!

115

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Belul Kokollarin, i cili u arrestua si i dyshuari për përdhunimin e nipit 8-vjeçar.

Në një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta, 45 vjeçari Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij, si dhe me masën e sigurisë “arrest në burg”

Pasi ka dëgjuar akuzën, mësohet se Belul Kokollari ka thënë se ngjarja “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambjenteve të komisiariatit të Policisë Berat.

Tashmë ndaj tij rëndon akuza “marrëdhênieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ai u arrestua këtë të enjte në pikën kufitare të Morinës, duke ardhur për Shqipëri.