Janë vendosur rregulla dhe është krijuar regjistri i punonjësve sezonalë në vend, shumica prej të cilëve janë shqiptarë.
Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi për lejet e qëndrimit që do t’u jepen punëtorëve të sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në Greqi.
Për herë të parë qeveria Greke ka vendosur që përveç punëtorëve qe marrin leje qëndrimi çdo vit në Greqi në bazë të ligjeve në fuqi,të vendosë edhe kuotat e punonjësve sezonalë që do të kenë të drejtë të punësohen në çdo prefekturë me konkretisht 65.000 ne bujqësi dhe rreth 10.000 ne blegtori me leje te përkohshme qëndrimi sezonale si dhe 18.000 vende të reja ne bujqësi dhe 10000 të tjera në blegtori me leje qëndrimi te përhershme.Tashmë lejet zyrtare te qëndrimit qe parashikohen edhe për punëtorët sezonale japin mundësinë për qëndrim te ligjshëm te përkohshëm ne Greqi,çka më parë ka qenë e pa mundur.
Vlen te kujtojmë që punëtorët sezonale për herë të parë u zyrtarizuan si të tillë vetëm një vit më parë 01.05.2020 me aktin normativ nr 90/ 01.05.2020 që lindi si marrëveshje e qeverisë Greke dhe asaj Shqiptare,e cila u dha mundësinë mijëra shtetasve shqiptarë të hyjnë në Greqi në mënyrë të ligjshme dhe të punësohen në sektorin bujqësor me procedura të thjeshta dhe totalisht falas.
Vendimi i ri i qeverisë greke,shënon një etapë tjetër në këtë proces,duke zyrtarizuar tashme statusin e tyre dhe duke krijuar vende konkrete pune.
Për punëtorë sezonalë në bujqësi, Greqia ka nevojë për 65.000 punonjës dhe në Blegtori 10.000 të tillë.
Për herë të parë janë krijuar edhe kategori të reja punësimi sezonal,siç është kujdesi nga moshave të treta apo personave të specializuar në elektronikë.
Bie në sy se në listën e publikuar se janë rritur kërkesat për leje qëndrimi te prefekturave,pasi çdo vit shtohet kërkesa për punonjës,edhe për faktin se vendasit kanë filluar largohen nga tregu i punës në bujqësi dhe blegtori.
Vendin e parë për krahë pune mban prefektura e Imathisë me 12.000 leje pune,e ndjekur nga
Halkidhikia me 10.000 dhe Pela me rreth 7000 leje.
I rëndësishëm është fakti qe pala greke dëshiron ta zyrtarizoje këtë bashkëpunim kryesisht me Shqipërinë prej nga ku është fluksi më i madh i kërkesave,kjo jo vetëm prej afërsisë mes dy vendeve,por edhe për faktin se shqiptarët konsiderohen si punonjës të specializuar në sektorin e bujqësisë.
Ligji i ri mundëson krijimin e një regjistri zyrtar te punonjësve sezonalë,të cilët do të kenë mundësi të lëvizin lehtësisht nëpër kufij,por edhe të punësohen ne më shumë se një fushatë prodhuese të kulturave të ndryshme në vend,çka rrit ndjeshëm periudhën e qëndrimit të këtyre punonjësve në vend.
Pra,emigrantët që do të jenë pjesë e këtij regjistri,do të lejohen të punojnë sipas stinëve dhe kulturave të ndryshme,në të gjithë territorin e vendit.
Kjo pasi Greqia ka të paktën 3 procese të cilat i duhen krahë të shumta pune.
Pranvera,periudhë në të cilën nisin frutat,vjeshta në të cilën nis mbledhja e ullirit dhe dimri të të cilën mblidhen agrumet.
Ligji i ri për punësimin sezonalë u mundësua prej kryetarit të federatës së fermerëve prodhues të frutave grekë Kristos Janakaqis dhe ekspertes shqiptare për çështjet emigratore, Arminda Plagarica.