“Përjashtimi i Berishës, vendim vrasës për PD-në”/ Noka: Kjo përçarje i shërben vetëm Ramës, Basha kapet pas xhaketës së Amerikës

101

Për deputetin demokrat, Flamur Noka, është më se e qartë se, “Foltorja” ka ndezur shpresën e shqiptarëve, duke i karikuar ata për një PD më të fortë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën”, Noka u shpreh se vendimi për përjashtimin e Berishës ishte vrasës për Partinë Demokratike

“Çdo gjë është e dukshme si drita e diellit. Mbështetja e demokratëve është drejt Berishës. Foltorja ka zgjuar shpresën demokratët që Basha i kishte vënë në gjumë.

Foltorja po i karikon për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë. Shumë prej nesh mund të kenë patur rezerva, por kurrë nuk kam preferuar t’i trajtoj jashtë zyrës së selisë.

Basha me vendimin që mori ishte një vendim shumë akult, i fshehtë dhe ishte vendim përçarës. pas atij vendimi Basha hapi ‘Kutinë e Pandorës’ brenda asaj partie. Demokratët kanë patur rezerva për mënyrën si e ka qeverisur partinë dhe jemi munduar të gjemë justifikime.

Por ai mori një vendim vrasës për partinë. Në të gjitha sondazhet Berisha ka dalë i pari. Kujt i shërben kjo përçarje e PD? Vetëm Ramës. Të vetmin argument kapet pas xhaketës së Amerikës.

Por, a ka njeri më proameriakn sa Sali Berisha.  Berisha është anti-Soros. Basha nuk mund t’i trajtojë demokratët si bagëti”, tha Noka.