Përplasi me makinë dy motrat e mitura, kapet shoferi në Korçë (Emri)

55

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 34 vjeçar, i cili ka përplasur dy motra të mitura.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën e fshatit Pocestë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin​ tip “Volkswagen”, ka përplasur dy shtetase të mitura (motra).

Si pasojë është lënduar një 16-vjeçare e cila u dërgua per mjekim më të specializuar në Tiranë dhe një 10-vjeçare, banuese në Korçë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak datë 09.11.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit G. Zh., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën e fshatit Pocestë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin​ tip “Volkswagen”, ka përplasur dy shtetase të mitura (motra), një 16-vjeçare e cila u dërgua per mjekim më të specializuar në Tiranë dhe një 10-vjeçare, banuese në Korçë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.