Përtej dashurisë, çfarë e mërzisin Alketën në ‘Love Story’

267

Moderatorja Alketa Vejsiu është shprehur pa dorashka lidhur me emisionin e saj “Love Story”.

Megjithëse e simpatizon romancën dhe dashurinë në ekran, ajo sërish ka dhe rezerva për këtë.

Shpesh mërzitem, po. Sepse janë shumë larg nga botëkuptimi im. Por unë mund të jap mesazhe, por s’mund të forcoj modelet. Njerëzit janë ata që janë. Po mund të përzgjedh më mirë modelet që promovoj në ekran. Është proces kompleks. Unë vetë besoj te dashuria dhe romancat, dhe doja shumë që në edicionin 1 të jepnim, përveç frymëzimit të një romance, edhe modelin se si djemtë shqiptarë duhet të sillen me kulturë, elegancë, butësi, me partneret e tyre; donim edhe vajzave t’iu jepnin fuqi, duke parë sa shumë histori dhune, fanatizmi dhe prapambetjeje e izolojnë gruan në Shqipëri, duke i kushtëzuar lirinë për të jetuar, për t’u emocionuar, për t’u dëgjuar, për të krijuar dhe punuar. Shumë polemika në web për mënyrën se si trajtohet gruaja në këtë format. Keni të drejtë! Sikur të isha djalë, do të veproja krejt ndryshe. Do të thosha së parimë shpesh fjalën ‘Më fal’. Meqë jam vajzë, jam në aleancë dhe solidaritet të plotë (pa demagogji, pa dashur që të jem moraliste, pa hipokrizi) me çdo vajzë që mund të jetë prekur në mënyrë direkte ose aksidentale nga gjuha që është përdorur aty nga aktorë të ndryshëm. Sa herë që një vajzë intimidohet, një tjetër aty jashtë humbet forcën për të qenë ajo që do të jetë; sa herë që një vajzë fyhet, aq herë është fyer çdo vajzë shqiptare. Kemi shumë përgjegjësi për këtë ne njerëzit e ekranit dhe unë reflektoj. Çdo vërejtje e lexoj me dashamirësi”, u shpreh Alketa në vijim për Panorama.

Më tej tregoi për takimet dhe skenaret romantike me atmosferën që është krijuar, të cilën e do aq shumë, madje shpreh dhe dëshirën që një ditë të prodhojë drama romancë.

“Më pëlqen pjesa e takimeve dhe filmave. Ato i shoh me interes. Më pëlqejnë mini skenaret romantike, atmosfera bukur që krijohet në takime, kam pasion montazhin dhe miksazhin( muzikat)… Një ditë do prodhoj filma dramë romancë ose seriale dashurie. Më pëlqen më pak pjesa e debatit. Unë nuk dua “Sherr Story”. Jam për dashurinë jo për luftërat, për debatin intelektual jo për debatin degjenerativ për klikime. Është si një fustan banal ai lloj debati, që unë refuzoj ta vesh edhe pse të gjithë mund të kthejnë kokën. Klasi nuk është ujë dhe korsia ime është pa zhurmë; është romantike, me frymëzim dhe dashuri për jëten dhe gjërat e bukura! Por unë jam pjesë e nje sistemi. Dhe elementet e sistemit jo gjithmonë ngjajnë dhe qasen njësoj si unë. Pranoj të ndryshmen dhe reflektoj veç për një gjë me përgjegjësi absolute publike. Sa hapsirë duhet t’i leme në ekran këtij diskursit që shqetëson? Ndërkohë shpesh ka situata që ndizen, dinamika që ndryshojnë, madje edhe përplasje, sa përfshiheni personalisht në këto momente? Më takon të jem neutrale por në momente të caktuara më takon të kem qëndrime! Revoltohem kur ka fyerje dhe ofendime. Jam pro debatit për kauza dhe principe por s’më pëlqen kur shinjestrohen njerëz”, rrëfeu Alketa./noa.al