Plagosi me tre plumba 6-vjeçarin në Bulqizë, gjykata jep 25 vite burg për Jetmir Koxherin

119

Gjykata e Apelit Tiranë dënon me 25 vite burgim Jetmir Koxheri për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur në 2019 në qytezën e Krastës në Bulqizë.

 

Ai ka plagosur rëndë një fëmijë 6-vjeçar të cilit i ka shkaktuar dëmtim në fytyrë. Gjithçka ka ndodhur pas sherrit të Koxherit me babain e fëmijës.

Koxheri ka shkuar me automatik në banesën e babait të djalit të plagosur duke qëlluar me automatik, ku aksidentalisht ka plagosur vogëlushin 6-vjeçar me iniciale R.Rr., i cili mori tre plumba në fytyrë.