Një konflikt mes vëllezërish ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prizren. Polica bën me dije se një nga vëllezërit ka lënduar me mjete të forta dy vëllezërit e tij, një prej të cilëve ngeli pa vetëdije.
Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa i arrestuar është vëllai agresiv. Ndër të tjera policia bën me dije se të arrestuarit i është sekuestruar edhe një armë e llojit AK-47.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.