Po i kapërceni dalëngadalë vështirësitë e mbylljes së muajit dhe nisjes së tjetrit/Horoskopi nga Paolo Fox, çfarë rezervojnë yjet për Daten 31 Korrik 2022

228

Horoskopi i Dashi Paolo Fox: Fundi i këtij muaji po na jep jo pak emocione. Mungon shumë pak që të futemi në gusht dhe do të ketë shumë lajme rrugës. Në punë do ju presin shumë mundësi.

Horoskopi i Paolo Fox Demi: E premtja ishte një ditë mjaft e vështirë. Ankthi dhe stresi ishin me bollëk dhe kjo ju ka sjellë një çoroditje. Por besojuni vetes sot dhe reagoni duke lënë çdo gjë pas. Në punë vazhdon ajo që keni nisur.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Mundohuni të mos shtyni asgjë. Ka gjëra që mund t’i zgjidhni dhe dashuria do të jetë gjithmonë pranë jush. Në punë do ketë përgjegjësi të reja.

Horoskopi për Gaforren nga Paolo Fox: Ka disa të reja në botën e dashurisë. Edhe nëse nuk jeni plotësisht të bindur, duhet të filloni të lëshoni pé duke qenë më tolerantë. Në punë, mos u përhumbni vetëm sepse keni frikë të çoni përpara diçka.

Horoskopi i Paolo Fox Luani: Shumë nga gjërat që keni menduar se keni marrë nga gjysma tjetër, duket se janë zhdukur. Në realitet, njerëzit dhe gjërat kanë ndryshuar dhe nuk keni pse ta ndëshkoni veten për këtë. Ju keni forcën për të përballuar këtë moment dhe mbi të gjitha, për të surprizuar shumëkënd në punë.

Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox: Mos u dekurajoni për një nga periudhat më ‘ekstreme’ të sezonit po vjen. Po afrohen në punë gjithnjë e më shumë mundësi, por sytë katër që mos t’i humbisni.

Horoskopi Peshorja Paolo Fox: Marsi është në anën tuaj sot. Shumë lajme të momentit, në fakt ju çojnë në një pikë specifike, sidomos në gusht dhe shtator.

Horoskopi i Paolo Fox Akrepi: Po i kapërceni dalëngadalë vështirësitë e mbylljes së muajit dhe nisjes së tjetrit. Kjo po ju çon në një pikënisje shumë të mirë nga e cila mund të dini si të ecni përpara, qoftë edhe në punë.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Po harroni një nga karakteristikat më të rëndësishme të Shigjetarit: moskokëçarjen. Filloni ta bëni këtë dhe gjërat do të ndryshojnë. Edhe në punë.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Mundohuni të kontrolloni emocionet, mos ia hidhni gjithçka partnerit tuaj. Në punë, filloni të ndryshoni këndvështrimin tuaj dhe të ndiqni instinktet.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Shumë situata të periudhës së fundit, ju kanë sjellë pak konfuzion. Në punë mundohuni të kapërceni keqkuptimet që duket se vetëm mund t’ju dëmtojnë.

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Shumë të reja janë në ajër ditët e fundit. E nga ana tjetër, shumë momente keni marrë për veten tuaj duke i shfrytëzusar për të kaluar bukur. Mos harroni kurrë se çfarë mund të bëni dhe deri ku mund të arrini. /noa.al