Po kthehej në shtëpi, 41-vjeçari në Greqi vritet në sy të gruas dhe vajzës së mitur

100

Një 41-vjeçar është vrarë mbrëmjen e së shtunës në Greqi, ndërsa kthehej për në shtëpinë e tij. Vrasja ndodhi përpara syve të vajzës së tij të mitur dhe të bashkëshortes.

Autori ka qëlluar mbi viktimën, për të cilin raportohet se ishte me origjinë gjeorgjiane, të paktën 4-5 herë.

Autoritetet tashmë janë vënë në kërkim të autorit, i cili lëvizte në këmbë dhe ishte veshur me të zeza. Nga informacionet e para dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh. Atentati ndodhi në Moschato dhe ka shokuar banorët e zonës.