Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e quan mision të pamundur rritjen e pagave të mjekëve.
Ditën e sotme, në foltoren e Kuvendit, Pampuri u shpreh se asnjë parashikim nuk është bërë në buxhet për familjet e varfra, pensionistët me sëmundje kronike si dhe për rritjen e pagave të mjekëve.
‘Nuk ka një zë në buxhet sa i përket rimbursimit paketës së ilaçeve. Është një paketë shumë e varfër. Nuk flisni për qytetarët që janë kuruar e nuk kanë para pasi janë futur në borxhe.
Asnjë parashikim për këtë kategori. Shumë pensionistë me sëmundje kronike nuk mbështeten. Rezulton se janë paguar gjashtë milion euro nga buxheti i shtetit për shërbime të pakryer e kjo lidhet me checkup e famshëm, që nuk hoqët dorë.
Folët për rritjen e pagave të mjekëve, por mbetet një mision i pamundur.
Ose hajde e thuaj këtu paga e mjekëve 1 milion -1.5 milion, e mos flisni me përqindje! Se e dinë shumë mirë se sa rriten pagat. Kemi përmendur vetëm një rresht për ish-të përndjekurit.
Këtu vini dhe luani teatër dhe kërkoni që të zhvendosni vëmendje. Po luani me bukën e qytetarëve.’– tha Pampuri.