Të tjera detaje dalin nga ekzekutimi i Rakip (Pilot) Rrolit mëngjesin e sotëm në Kurbin. Biznesmeni është ekzekutuar nga breshëri kallashnikovi, të cilin e kanë kapur të paktën shtatë plumba.
55-vjeçari është baba i tre fëmijëve. Në vendngjarje ka mbërritur dhe djali i viktimës, i cili udhëtonte me makinë.
Teksa po ishte në afërsi të vendi ku u ekzekutua i ati, djali është përplasur me një shtyllë. Rroli është ekzekutuar në afërsi të banesës së tij pranë zonës së Sanxhakut.
Autorët dyshohet se kanë qenë në këmbë, ku i kanë dalë përpara mjetit të viktimës për ta ndaluar dhe kanë shkrehur breshërinë e kallashnikovit drejt tij.
Rakip (Pilot) Rroli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Dhjetë vite më parë, Rroli është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se ka plagosur një 22 vjeçar asokohe. Ai u dënua për këtë ngjarje, si dhe pak më vonë ndryshoi emrin.
Rakip Rroli është biznesmen në fushën e tregtimit të materialeve të ndërtimit. Policia po vijon hetimet në konfliktet e mundshme që ka pasur ai.