“Po shkunden plakat”, zbuloni se cil është historia e kësaj legjende te shqiptarët

153

Kjo gojëdhënë shekullore kujtohet çdo muaj mars sipas kalendarit Alla Turke, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme.
Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit Mars lidhen me “mitin e plakave”.

“Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë po shkundën plakat”. Legjenda thotë një herë e një kohë disa plaka u ngjitën në mal dhe thirrën me të madhe: “Lamtumirë Dimër, Vafsh në Djall!”.

Ishte Mars, por dimri vendosi të kthehej sërish. Muaji Mars i kërkoi muajit Shkurt t’i jepte disa nga ditët e tija për t’i ngrirë plakat si për t’ju kujtuar që dimri nuk ka ikur dhe është më i fuqishëm se ato, dhe që është një fenomen natyror që duhet respektuar.

Plakat vdiqën nga i ftohti dhe më pas erdhi pranvera sërish.

Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.

Ndaj gati një javë në muajin Mars kthehet dimri, i cili sjell reshje bore thuajse në të gjithë rajonin dhe pas shirave vjen pranvera e vërtetë. Kjo javë ka nisur me reshje bore ndaj kujtoni se kanë ardhur plakat!