Policia shkon t’i ndajë pas sherrit të dhunshëm, dy shqiptarët sulmojnë policët në Itali

52

Dy shqiptarë janë arrestuar në Ponzano të Italisë, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë.

B.O. (32-vjeç) dhe D.A. (33-vjeç) janë pikasur duke bërë një sherr të dhunshëm me njëri tjetrin. Në një moment ka ndërhyrë policia për t’i ndarë.

Por në sherr e sipër dy shqiptarët kanë sulmuar policinë. Fillimisht ka qenë e pamundur shoqërimi i dy shqiptarëve në polici. Pas disa minutash dy të rinjtë janë vënë në pranga, ndërsa tashmë do të përballen me akuzat e dhunimit të efektivëve të policisë.