Politekniku vishet me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bënë për Kosovën dhe tani për tërmetin

224

Ndërtesa e Universitetit Politeknik është mbuluar sot me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar fotot në rrjetet sociale, Emiratet e Bashkuara Arabe janë një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar.

Gjithashtu kryeministri thekson se shqiptarët nuk do e harrojnë kurrë atë që bëri shteti arab në 1999 në luftën e Kosovës si dhe pas tërmetit të 2019 në Shqipëri.

STATUSI NGA EDI RAMA

Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën Kombëtare të UAE një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri # Emiratet e Bashkuara Arabe për ne në 1999 gjatë luftës së Kosovës, si dhe pas tërmetit 2019! Zoti i bekoftë njerëzit e UAE.