Porositi vrasjen e bashkëshortit për të fituar pasurinë, njihuni me 40-vjeçaren sllovake, pjesë e 65 kriminelëve më të kërkuar nga EUROPOL

137

Sllovakja Eva Zamecnikova, është gruaja e vetme në mesin e 65 kriminelëve më të kërkuar nga EUROPOL.

40-vjeçarja është dënuar me 8 vite burg të mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur më 15 janar të 2014, e për këtë, ajo porosit një vrasës, të cilin e pagoi 50 mijë euro. Ky i fundit, nuk e kreu atë, por shkoi në polici dhe u bë dëshmitar i kësaj ngjarjeje.

Ajo planifikoi të shpallte të zhdukur bashkëshortin dhe kështu të merrte pjesën tjetër të shtëpisë së tyre.

Sipas dëshmitarit, arsyeja pse ajo donte të hiqte qafe burrin e saj është se nuk donte ta mbante më me para.
Që në fillim, pretendoi se ishte e pafajshme dhe gjithashtu hodhi poshtë marrëveshjen me personin që do të kryente vrasjen.

Ajo ka theksuar vazhdimisht se vrasja e bashkëshortit të saj nuk lidhet me asnjë përfitim financiar, duke shtuar se ka të ardhura shumë herë më të larta, duke përfshirë biznesin dhe truall.
Eva Zamecnikova u arrestua më 24 janar të vitit 2014, ndërsa zbuloi se ishte shtatzënë. Në gusht ajo u lirua me kusht dhe në shtator lindi një vajzë, e cila jeton në Bohemi.

Ndërsa më 14 janar 2020, Gjykata e Lartë e Republikës Sllovake lëshoi një urdhër-arresti për të.
Më 9 qershor të vitit 2020, Gjykata e Specializuar Penale në Pezinok lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar për Eva Zamecnikovan.