Prefekti i Qarkut Kukës Ali Hallaçi sëbashku me Ambasadorin e Austrisë z. Christian Steiner morëm pjesë ne inaugurimin e shtëpive – turistike,
Ky investim eshte bërë me mbështetje financiare nga Qeveria Austriake dhe Zvicerane në bashkëpunim me Bashkinë e Kukësit, projekt i cili do të jetë një nxitës i madh për zhvillimin e turizmit malor dhe sporteve në zonën e Shishtavecit.
Duke shikuar tashmë të përfunduar këtë projekt madhor dhe shumë të rëndësishëm për zonën e Shishtavecit dhe më gjerë, është një ndjenjë pozítive që të mbush me shpresë dhe thua me plot bindje, të këtillë njerëz i duhen vendit tonë, që të lobojnë punojnë dhe tërheqin investitorë për të ndryshuar të ardhmen dhe për të vendosur një bazë të fortë për ndalimin e emigracionit masiv që po largon brezin e ri nga Shqipëria.
Më poshtë ju sjellim disa foto nga inagurimi i këtij projekti të rëndësishëm.