Prekëse! I frikësuar nga ngjarja e Eriksen, 7-vjeçari mbledh para që të blejë defribilator për ekipin e zemrës

156

Një ngjarje e bukur dhe prekëse ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar së fundmi. Oskar Xhons, një 7-vjeçar nga Çeshir i prekur nga ajo që i ndodhi Eriksenit, ka marrë një nismë për skuadrën e zemrës. Mësohet se i mituri ka vendosur që të mbledhë para që të blejë një defribilator, për ekipin e vendlindjes së tij.

Nisma e 7-vjeçarit arriti të dëgjohet nga shumë njerëz, të cilët nuk janë kursyer. Mësohet se që nga nisja, i mituri ka arritur që të mbledhë 6 mijë euro. Duke qenë se shuma është rritur, Oskar dëshiron që të blejë 5 defribilatorë.

Babai i tij ka treguar si nisi e gjitha. “Ne po flisnim për atë që i ndodhi Eriksenit dhe Oskari më pyeti: ‘Çfarë do të ndodhte nëse dikujt i ndodh si Eriksenit në skuadrën ton?’ Në këtë moment unë ia ktheva: ‘Është diçka e tmerrshme por që mund të shmanget’. Kështu ai nisi të mbledhë të ardhura për të blerë defribilator që t’ia japë ekipit të tij”, tha babai i Oskarit.