“Premtimi i një rruge me emrin e heroit tonë kombëtar, nga aktivisti i njohur në USA Zoti Naser Nika tashmë fakt zyrtar”

118

Siç na kishte paralajmruar me parë aktivisti i njohur në Amerikë zotëri Naser Nika se me iniciativën e tijë së shpejti një rrugë në Staten Island të NY do të marrë emrin e heroit tonë kombëtar Ismail Qemalit.

 

 

Te premtën që kaloj me datën 17 shkurt 2023 ky propozim u votua nl asamblenë e Këshillit Bashkiak tl New Yorkut, tani mbetet të vendoset se cila rrugë në Staten Island do të marrë emrin e heroit tonë kombetarë, ku mendohet se jetojnë mbi 60 000 shqiptar. Inaugurimi i rruges mendohet të bëhet në muajin maj të këtij viti.

Me këtë rast, zotëri Nika falenderon të gjithë deputetet që votuan për Këtë propozim ,po në veçanti falenderon deputetin e zonës ku ai jeton zotëri David Carr. Z. Nika është duke punuar me deputetët e Staten Island që gjuha shqipe të mësohet si gjuhë e dytë në ato shkolla ku ka një numër të konsiderueshëm të nxënësve shqiptar dhe po ashtu na informon se eshtë duke u angazhuar për të marrë lejen për ngritjen e një permendore të heroit tonë kombëtar Adem Jasharit në NY, sepse deri më tani nuk ka as një ëmer të ndonjë heroi tonë kombëtar, as permendore, kështu që zotëri Nika eshtë duke berë një punë të madhe për ngritjen e vlerave tona kombëtare në SH.B.A ku shpresojme te kemi më shumë aktivistë të tillë si Z. Nika.