Prena Beci këngëtarja e mirënjohur Mirditore vjen me këngën më të re në tregun muzikor me titull “Një dashni një kunorë”

480

Prena Beci këngëtarja e mirënjohur Mirditore, e cila u lind dhe u rrit me këngën burimore tradicionale të Mirditës, në një familje ku kënga kishte folenë e saj. E si mund të ndodhte ndryshe kur kënga vjen nga geni dhe vazhdon trashigiminë nëpër breza, ku Prena që fëmijë spikati me talentin e saj për këngën ku dhe demostroi me sukses pjesmarrjen nëpër festivalet e asaj kohe.Në vitin 1988 u dekorua me çmimin Laurante E  Festivalit  dhe Fletë Nderi nga presidenti i atëhershëm i Festivalit Alfred Kaçinari.

Prena Beci me një bagazh të madh artistik, me shume këngë të njohura dhe të vlerësuara nga një publik i gjerë i cili adhuron këngët e Gjeraqinës Mirditore, ka arritur të kurorzojë dashurinë e shumë çifteve të reja që i besuan dhe vazhdojnë pa fund ti besojnë, dhe zgjedhin që në  ditën më të bukur të jetës të këndojë Prena Beci këngëtarja e Madhe e festivaleve.

Nga dasma në dasëm me orë të tëra pa gjumë, vetëm për të mos zhgënjyer ata që e duan medoemos Prena Becin në Dasmën e tyre. Kam ullëtuar nga njëri cep në tjetrin tha për 123Albania.info & për AdriaNet.al, ajo vazhdoi më tej duke theksuar se ndihet e privilegjuar dhe emocionohet teksa shikon breza të ndryshëm që të gjithë bashkë kërcejnë dhe këndojnë në kor këngët e saj. Faleminderit shumë fansave dhe atyre që adhurojnë dhe vlerësojnë punë time tha në vazhdim të bisedës që pati  me gazetarin tonë këngëtarja e mirënjohur Prena Beci cila falenderon dhe familjen e saj që i janë pranë saj çdo herë  dhe që e mbështesin në karrierën e saj muzikore.

Së fundmi Prena Beci ka publikuar këngën më të re me titull “Një dashni një kunorë”  e cila u mirëprit dhe premton të ketë sukses. Kënga është një pjesë e përmbledhur e dasmës, dhe besohet fort se do kthehet në një hit në çdo dasëm Mirditore. Prena Beci premtoi se në vazhdim ka akoma projekte të reja, të cilat do të vijnë për adhuruesit në një të ardhme të afërt.

Në linkun më poshtë ju ftojmë që të shikoni këngën “Një dashni një kunorë”

Teksti: Ana Marku Muzika-Orkestrimi: Alban Arifi Video by: Art Media këndon Prena Beci 🎵🎼🎵