Presidenti Meta takohet me Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi të shkojë përpara

79

Presidenti Ilir Meta është takuar në Prishtinë me përfaqësuesin e BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Meta shprehet se Shqipëria mbështet procesin e dialogut duke vlerësuar se tashmë është koha për një marrëveshje reciproke mes dy vendeve.

“Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak.

Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve.

Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona”, shkruan Meta.