Primaret e Berishës, Taulant Balla ironizon procesin e zgjedhjes së kandidatëve: Produkti i ‘non grata”-s, mbetet “non grata”!

163

Taulant Balla ka komentuar me ironi zgjedhjet Primare që Komisioni i Rithemelimit mbajti ditën e djeshme. Kreu i grupit të PS u shpreh se produktet që vijnë nga ‘non-grata’, mbeten po ‘non-grata’.

“Do përgjigjem personalisht për këtë pyetje: “non grata” mbetet “non grata” dhe produktet që vijnë nga “non grata” janë “non grata”, u shpreh Balla.

Më tej Balla ka komentuar dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Reformën Zgjedhore. Balla deklaroi se duhet të vijojnë diskutimet me PD-në për të përcaktuar formulimet e sakta për ngritjen e këtij komisioni.

“Unë jua kam thënë disa herë se ne jemi në… për këtë çështje kemi qasje dhe një diskutim me grupin e PD-së për të gjetur formulimet e sakta për mandatin e komisionit të reformës zgjedhore. Formulimi i punës është e rëndësishme për të vijuar punën e këtij komisioni. Duam të ruajmë të njëjtin përcaktim siç kem i pasur në komisionet e kaluara të reformës, hartimi dhe pasqyrimi në ligjet të gjitha rekomandimet e ndërkombëtarëve; Opozita duhet të kuptojë që sa më shpejt të fillojë” – tha Balla.