Princesha Geraldinë bën 1 vjeç dhe mami Elia s’mund të ishte më e lumtur se kaq

105

Me disa foto në llogarinë e saj, Elia Zaharia Zogu i ka uruar ditëlindjen të voglës së saj që sot bën 1 vjeç.

“Si sot një vit më parë patëm takimin

më të rëndësishëm në jetë, atë takim që pritet si asnjë tjetër! Kur e mora në krahë për herë të parë mu duk se Zoti ishte atje me ne! Sot vogëlushja jonë u bë 1 vjeç, e unë e shoh dhe përlotem kur mendoj sa shpejt iku ky vit i

parë, më i bukuri dhe më intensivi i jetës sime! Prej një viti jam tjetër njeri, e bekuar nga Zoti që më bëri mamin e bebe Geraldinës! Prej një viti e kam zemrën plot dashuri, aq sa dua ti përqafoj të gjitha bebet e botës. Bebet janë prova që parajsa ekziston dhe na është dhuruar mbi tokë! Nuk ka fjalë që të shprehin urimet e mia për ty engjëll pushverdhë, por ajo që lutem më shumë është të rritesh e shëndetshme, me zemër të bardhë dhe e

rrethuar me dashuri! Jeta qoftë bujare me ty vogëlushja ime e ëmbël! Mjalti i zemrës sime!”, ka shkruar Elia ne postimin e saj.

Në fotot e publikuara duket se princesha Geraldinë është rritur edhe më shumë e deri më tani duket një kopje e babit, Princ Lekës.