Prindërit e gruas ma hëngrën shpirtin duke na ardhur për vizitë çdo ditë. Si tja bëj me ta?

519

KEMI 4 VITE QE JEMI TE MARTUAR. GRUAN TIME E DUA SHUME. ME KA QENDRUAR AFER EDHE NE MOMENTET ME TE VESHTIRA PER MUA. I VETMI PROBLEM I MADH QE KEMI NE LIDHJEN TONE ESHTE QE AJO ESHTE SHUME E LIDHUR ME PRINDERIT E SAJ.

Une nuk e kam problem kete gje por kurre nuk e kam pritur qe dashuria e saj per prinderit te behej problem i madh per ne te dy me kalimin e kohes.

Qe kur kemi blere shtepi te re rreth 2 vite e gjysem me pare, vizitat e tyre tek ne kane qene aq te shpeshta sa me kane acaruar keq. Ata jane njerez shume te mire por une jam lidhur me vajzen e tyre dhe nuk jam martuar me ata. Kaq gje duhet ta kuptojne apo jo?

Jam shume dakord qe te na vijne per vizite 1 ose 2 here ne jave por jo 4 ose 5 here ne jave! Apo nuk qendrojne edhe nga 2 ore sa here qe vijne. Nuk eshte normale fare kjo gje.

Babai i saj mesa duket e kupton kete gje sepse me thote: “Jam i sigurte qe vizita e 2 pleqve kaq shpesh, te besdis or dhenderr” Ai ka folur edhe me vjerren (gruan e tij) qe te mos vijne per vizite kaq shpesh por mesa duket ajo nuk degjon nga ai vesh. Cdo gje eshte njesoj si me pare.

Me gruan po e diskutoj pothuajse perdite kete gje. Kemi filluar sherret.

Ajo me thote qe duhet ti jem me shume mirenjohes prinderve te saj sepse na kane ndihmuar shume dhe kane bere shume gjera per ne. Pastaj ajo me thote qe ata jane njerez te lezetshem qe kane bisede te kendshne dhe qendrimi me ta eshte kenaqesi.

Une e pranoj qe biseda me ta eshte e kendshme por jo qe te qendrojne aq shume. Une dua rehatin ne shtepine time dhe jo te qendroj pothuajse gjithe kohes si ne gjemba. Gruaja ime nuk e vret mendjen fare dhe me thote qe eshte ceshtje kohe derisa te mesohem me pranine e tyre dhe te mos me beje me pershtypje. Mua nuk me duket qe eshte ceshtje kohe kjo pune sepse u bene 2 vite e gjys dhe po besdisem cdo dite e me shume.

Po me sos durimi. Si tja bej qe ti mbush mendjen gruas qe prinderit e saj mos na vizitojne kaq shpesh? Me jepni nje mendim./ShtypKëtu.com