PROBLEME PËR FUTBOLLISTIN/ NËN HETIM PASI RRAHU HAJDUTIN E MAKINËS SË TIJ

64

Probleme me drejtësinë për Stephan El Shaarawy.

28 vjeçari futbollist i Romës, ka përfunduar nën hetim nga ana e Prokurorisë së kryeqytetit italian me akuzën e lëndimitë.

Shkurtin e kaluar, sulmuesi nga Savona sapo ishte kthyer të luante në Itali, pas parantezës kineze me Shanghai Shenhua.

Një person kishte tentuar t’i merrte automjetin pasi kishte thyer xhamin e dritares, por El Shaarawy e kishte kapur pas një ndjekjeje të shkurtër, duke u mundësuar në këtë mënyrë disa policëve të ndërhyjnë për ta arrestuar atë, i cili më pas ka rezultuar të ishte një burrë me origjinë kiliane, i ndaluar shumë herë dhe i njohur nga forcat e urdhrit.

Një ndërtim i ngjarjes, ai i atëhershmi, që megjithatë kishte një pjesë që mungonte, denoncuar pikërisht nga kiliani, i cili ndërkohë është dënuar me një vit dhe 4 muaj burgim.

Sipas denoncimit të hajdutit, në fakt – shpjegon e përditshmja ‘Il Tempo’ – jo vetëm që është ndjekur, por edhe rrahur pasi ka rënë në tokë.

Në atë moment ka humbur ndjenjat dhe pasi ka ardhur në vete, ka njohur El Shaarawy në një grup.

Kiliani duket se ka marrë dëmtime serioze, duke qenë se ka qëndruar në spital për 60 ditë.

Pra prokurori Carlo Villani, me kërkesë të Gjykatës, ka vendosur të hapë një hetim mbi lojtarin, i cili mund të përfundojë nën proçes.

Definitive në akuzimin e El Shaarawy do të jetë dëshmia e agjentëve që kanë mbërritur në vend ngjarje duke arrestuar kilianin.

Jo një nisje e mirë për të vazhduar sezonin nën urdhrat e José Mourinho, i sapo zbarkuar në kryeqytetin italian./Perktheu: allnews.al