Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme se qeveria shqiptare ka projektuar në buxhetin e viti të ardhshëm 7.1 miliardë lekë si mbështetje për fermerët.
Përmes një postimi në facebook kryeministri thekson se kjo mbështetje është 41% më e lartë krahasuar me atë të vitit 2021.
Sipas tij një pjesë e këtij fondi do të përdoret dhe për investime në zhvillimin rural në Shqipëri.
“Mbështetje për fermerët +42% krahasuar me vitin 2021. 7.1 miliardë lekë mbështetje për fermerin dhe investime në zhvillimin rural”, shkruan Rama.