Pronarët e harruan fare që ekzistonte, piktura shitet 9 milion $

70

Një pikturë e mbuluar nga pluhuri i harresës, e kaluar brez pas brezi nga një familje franceze, është shitur së fundi në ankand për 9 milionë dollarë, pasi u zbulua se autori i saj ishte piktori i njohur Jean-Honore Fragonard.

“Filozofi duke lexuar”, quhet piktura e cila i ra në sy specialistit Antoine Petit, që u thirr për të bërë vlerësimin në një çështje trashëgimie.

Petit thotë se e pa pikturën e pluhurosur, me përmasa 45.8 me 57 centimetra, dhe gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte ajo dukej vërtet e bukur. Por pasi e shqyrtoi me vëmendje nga afër, aty vuri re fjalën “Fragonard” të shkruar në pjesën e pasme të telajos.

Pa e ditur vlerën e saj, pronari ia dha ekspertit, i cili ia dërgoi një kompani të specializuar për vlerësime të tilla. Aty u konfirmua se vepra, qe autentike.

“Pavarësisht zvetnimit prej kohës, fuqia e penelatës së Fragonard është ende lehtësisht e dallueshme”, thanë përfaqësues të kompanisë. Jean-Honore Fragonard jetoi nga viti 1732 deri në 1806 dhe konsiderohet një prej piktorëve më emblematikë të shekullit të 18-të.