Protestat për çmimet, Rama reagon nga Turqia: Ky nuk është populli, por një pakicë e zhurmshme

146

Kryeministri Edi Rama sapo ka reaguar për protestat e nisur në mbarë Shqipërinë kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Rama shkruan se pas protestave qëndrojnë ata që janë shpallur non-grata të shpallur dhe të pashpallur, duke nënkuptuar se pas tyre qëndrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Per kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulet e të të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!”, shkruan Kryeministri.

Rama një ditë më parë shpalli si masë paraprake ngritjen e një bordi të posaçëm që do të vendosë edhe çmimin e naftës ndaj kompanive, duke i penalizuar në rast të abuzimit./asutimes.com