Pse duhet të bëni dush ditën dhe jo në mbrëmje!

100

Dushi para se të shtrihen në krevat, është një zakon te shumë njerëz. Na bën të ndjehemi më të lehtësuar dhe mendojmë se gjumi do të jetë më i rehatshëm. Por nga pikëpamja mjekësore, nuk është kështu. Në fakt, ky zakon në dukje i shëndetshëm mund të jetë duke ju bërë më shumë dëm sesa mirë.

Dushi, mund të prishë gjumin!

Dushi i nxehtë para gjumit, mund të duket relaksuese, por në realitet, mund të prishë qetësinë tuaj. Nëse mendoni se nuk mund të shkoni në shtrat pa u larë, bëni një dush të vakët një orë ose 2 para se të shtriheni.

Nxit aritminë

Nëse ndonjëherë keni ndjerë se zemra juaj rreh më shpejt pas një dushi të nxehtë, në të vërtetë ka një shpjegim shkencor për këtë. Uji i nxehtë rrit presionin e gjakut dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se madje mund të nxehë trupin tuaj dhe të shkaktojë stres.

Dëmton flokët tuaj

Të bësh dush menjëherë para gjumit dhe të flesh kur flokët janë ende të lagur, është një zakon i dëmshëm për shëndetin tuaj. Fjetja me flokë të lagur do të bëjë që jastëku juaj të thithë lagështi dhe të krijojë një mjedis të përsosur të ngrohtë dhe të lagësht për rritjen e baktereve të dëmshme. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në probleme të ndryshme të kokës, të tilla si kruajtje, acarim dhe zbokth.