Pse na pëlqen t’i shohim të tjerët të dështojnë?

109

Schadenfreude, përvoja e kënaqësisë ndaj fatkeqësisë së të tjerëve, është një emocion shumë i zakonshëm. Mund të duket si shpirtligësi, dhe madje si hakmarrje. Por nëse jeni ndjerë ndonjëherë faj për kënaqësinë që keni përjetuar me veten, kur dikush tjetër ka dështuar nëdiçka, mos jini shumë të ashpër me veten.

Schadenfreude, është rezultat i disa proceseve të rrënjosura thellë, të cilat i ka përjetuar truri i njeriut prej miliona vjetësh gjatë zhvillimit të tij. Para së gjithash, qeniet njerëzore janë specietepër sociale. Madje, disa shkencëtarë na etiketojnë si “ultrasocialë.

Ne jemi vazhdimisht të interesuar mbi njerëzit e tjerë, mbi marrëdhëniet tona me ta, dhe më e rëndësishmja në këtë kontekst edhe mbi statusin tonë shoqëror. Kjo e fundit është kryesore nëkëtë aspekt. Po ashtu ne njerëzit jemi instiktivisht të vetëdijshëm mbi hierarkinë e përgjithshme, renditjen dhe pozicionin tonë brenda saj.

Në nënvetëdijen tonë ne duam që të jemi të pëlqyer, të respektuar, të jemi nëmajë. Kjo është një pjesë e mirë e mënyrës sesi e kuptojmë vendin tonë në këtë botë, dhe shpjegon shumëçka nga sjellja dhe motivimi ynë. Ekzistojnëshumë mënyra për ta përmirësuar statusin shoqëror.

Ju mund keni arritje të mëdha nëfushën e sportit, të keni sukses në punën tuaj, të keni shtëpinë më të madhe dhe më të mirë në lagje, të keni pajisjen më të fundit të teknologjisë, rezultatin më të lartë në lojën e famshme“Fortniteetj.

Sido që ta arrini atë, fakt është qëngritja e statusit tuaj shoqëror ju bën tëndiheni mirë, pasi kur e bëjmë këtë gjë,ajo nxit në trurin tonë shtigjet e shpërblimit, të cilat krijojnë ndjesinë e kënaqësisë. E vërtetë është edhe e kundërta:studimet kanë treguar se pasja e një statusi shumë të ulët shoqëror,është shumë stresuese dhe e keqe për mirëqenien tuaj psikologjike.

Por për shkak se gjithçka është subjektive dhe relative, një nga mënyratpër të përmirësuar statusin tuaj shoqëror, është rënia e statusit social tëdikujt tjetër. Prandaj, kur shohim që dikush përfshihet në situata tësikletshme dhe për pasojë e humb statusin shoqëror, ne mund të përjetojmë një kënaqësie të madhendërsa ngrihet statusi ynë, pa asnjë kosto për ne.

Dhe kjo quhet schadenfreude. Gjithsesi, kjo dukuri nuk ndodh sa herë që dikushzhytet nëtelashe. Zakonisht, kjo duhet të jetë proporcionale, dhe shpesh viktima është dikush që “nënjë farëmënyre e meriton.

Për njerëzit simpatikë dhe të pëlqyeshëm në komunitet, është rrallë e këndshme kurpërjetojnë fatkeqësi, edhe nëse ata janë me status social më të lartë. E gjitha kjo buron nga një tendencë tjetër e rrënjosur thellë e trurit të njeriut:Truri ynë ka evoluar për të supozuar se bota është një vend i drejtë, edhe nëse dëshmitë aktuale për këtë janë të kundërta.

Truri ynë i përgjigjet ndershmërisë dhe drejtësisë së perceptuar, ashtu siç bënndaj ngritjes sëstatusit shoqëror. Pra, kur dikush të cilin në e konsiderojmë se ka një status më të lartë, dhe qëe ka arritur ndoshta statusin e tij nëpërmjet mjeteve që ne i konsiderojmë të padrejtë, pëson një dështim të rëndë në mënyra që e ulin pozitën e tij në krahasim me tonën, kjo gjë prodhon një koktej të ndjenjës së drejtësisë, me zero kosto për ne. Parë këtë mënyrë, do të ishte më befasuese nëse truri ynë nuk do ta shijonte atë moment. / Bota.al