Pse selfie-t e Kylie Jenner po kritikohen ashpër

43

Disa foto te Kylie Jenner – ku ajo shfaqet më e nxirë se zakonisht – po kritikohen ashpër në rrjete sociale.

Jenner postoi disa foto ku toni i lëkurës dhe trupit është dukshëm më i errët. Ylli i “Keeping up with the Kardashians” mori reagime nga ndjekësit të cilët e akuzojnë për “blackfishing”.

“Askush nuk flet për ngjyrën e lëkurës së Kylie Jenner,” shkroi dikush në Twitter. “Mendova se ishe Beyonce,” shkroi dikush tjetër.

Blackfishing është një term që nënkupton përvetësim kulturor dhe lidhet me përvetësimin e tipareve, veshjeve, simboleve etj., të njerëzve me ngjyrë për përfitime të çfarëdoshme. Termi mund t’i referohet dikujt që ndryshon pamjen, stilimin e fokëve, grimin apo ngjyrën e lëkurës.

Përpjekja për të imituar tipare afro-amerikane, të racave të përziera ose latine perceptohet si një marifet marketingu dhe një mjet për të marrë sponsorizime nga kompanitë dhe për të fituar më shumë ndjekës. Blackfishing konsiderohet si veprim fyes për njerëzit me ngjyrë, të cilët janë përballur me padrejtësitë e racizmit dhe nuk janë konsideruar njësoj si ata që përvetësojnë tiparet e tyre.

Nuk është hera e parë që Kylie merr akuza të tilla. Më parë, ajo u detyrua të ndryshonte mbishkrimin e një foto ku kishte shkruar “vajzë me lëkurë kafe”, ndërkohë që ka lindur nga dy prindër të racës së bardhë, në “vajzë me sy kaf”.