Pyetet nëse do të japë dorëheqjen, Basha jep përgjigjen ‘befasuese’

129

Kreu i PD Lulzim Basha u pyet sërish nga gazetarët jashtë Kuvendit nëse do të japë dorëheqjen si kryetar i PD. Kryedemokrati theksoi se kauza e tij është forcimi i partisë dhe ringritja e PD. Unë personalisht do bëj gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar në 6 mars.

Pyetje: Kur thoni gjithcka është dhe dorëheqja?

Basha: Jam i gatshëm të bëj gjithcka

Pyetje: Përvec dorëheqjes? Po dorëheqje s’është gjithcka?

Basha: Me këtë mund të nxirrni një lajm por do shkatërroni atë që i intereson publikut shqiptar, unë jam në dispozicion të PD si kryetar si anëtar i thjeshtë si demokrat, ama kauza është forcimi ringritja e PD, kushdo që mendon se mund të më bëjë presion mua apo demokratëve për të na hequr nga kauza i shërben shkatërrimit të PD.

Unë personalisht kam qene jam e do jem i gatshëm të bëj gjithcka, por aktualisht ne kemi nisur një proces që nisi që të hënën të lodhur të acaruar të emocionuar e kemi vijuar të martën do e vijojmë përsëri në ditët e ardhshme disa kanë kërkuar që procesi të shtrihet dhe në bazë që vendimet që do merren i shërbejnë forcimit bashkimit e ringritjes së PD si aleternativa e vetme e shqiptarëve.

Pyetje: Jeni të gatshëm të garoni përballë Berishës dhe Agron Shehajt qe ka ambicie per te kandiduar?

Basha: Gjëja më e gabuar të më ftoni të bëj spekulime une nuk di që ka shpallur garë PD apo Shehaj apo Berisha une di qe sot komisioni i inceneratoreve mbaron sot pune.

Pyetje: Ndaj e shtytë mbledhjen e deputetëve të shtunën ju duhet kohe te negocioni? Sot ju kanë kërkuar mbledhje pas seancës plenare?

Basha: Une nuk shtyj asnje mbledhje. Për demokratet ka rëndësi të dëgjohen te merren vendime pasi ata te degjohen pasi gjërat janë analizuar me gjakftohtësi mos bëhen as për interes të Bashës as per interes te Berishës por të demokratëve

Ne demokratët duhet sa më shpejt të marrim rolin që na takon për të qenë në krye të kësaj beteje./Shqiperiaime.com.al