Qeni i braktisur shitet në ankand për shifrën marramendëse

70

Një qen i braktisur në Kinë, i cili u kthye në një sensacion në internet, është shitur për shifrën e çmendur prej 160 mijë yuan ose 25 mijë dollarë.

Qeni i rracës Shiba Inu, i quajtur Deng Deng, ishte lënë në një qendër për trajnimin e kafshëve, rreth shtatë vite më parë dhe pronari nuk u kthye kurrë për ta marrë.

Një gjykatë në Pekin urdhëroi që qeni tetë vjeçar të mund të shitej në një ankand, pasi pronari nuk mund të lokalizohej.

Për ankandin e zhvilluar online, pati shumë interes duke bërë që qeni të shitej 320 herë më shumë se vlera me të cilën ishte blerë, vetëm 78 dollarë.

Rraca e qenve Shiba Inu, ka kapur vlera mjaft të larta në kohët e fundit, për shkak se një kriptomonedhë mban këtë emër.

Muajin e kaluar, miliarderi Elon Musk ndau në rrjetet sociale një foto të një qeni të kësaj rrace, me emrin Floki. Këto janë disa nga arsyet pse Shiba Inu është një rracë mjaft e kërkuar e qenushëve.